Prenga: Rezultat i drejtë, të rinjtë kanë përkrahjen time
Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, deklaroi në lidhjen me “Gol pas Goli” se rezultati i ndeshjes me Kukësin ishte i drejtë. Të dyja skuadrat dhanë më të mirën, sipas tij, në një terren të vështirë.
“Desha t’i uroja të dy ekipet. Ishte terren i vështirë. Të dyja palët dhanë maksimumin. Mendoj që ishte një ndeshje që i realizoi pritshmërinë.”
Aktivizimi i Çokajt: Laçi edhe para ardhjes time ka pasur politikën e vet për të përkrahur të rinjtë. Të rinjtë nuk janë pengesë në lojë. Jam i kënaqur nga paraqitja. Kundërshtari ishte i fortë. Çunat dhanë maksimumin. Kukësi është ekip serioz dhe i uroj të vazhdojë përpara dhe suksese në ndeshjet e tjera.
Të rinjtë dhe objektivat: Ne kemi si qëllim të marrim më të mirën në çdo ndeshje. I marrim ndeshjet një nga një. Të rinjtë do të kenë përkrahjen time. Lojtarët cilësorë do të kenë vendin e vet. Të rinjtë nuk e mbajnë formën e tyre njësoj gjatë gjithë kampionatit. Duhet të punojnë fortë dhe do të kenë minutat e duhura. Unë besoj tek të rinjtë.
Lojtarët e huaj: Nuk mendoj se do ndryshojnë objektivat që është Europa. Po të mos kishim objektiva, nuk do të kishim edhe qëllim të vazhdonin. Lojtarët duhet t’i drejtojmë që të luajnë dhe të fitojnë. Futbollistët do na ndihmojnë që të kapim Europën.
Shtubina nga stoli? Sot ishte radha e Shtubinës që ta niste nga stoli. U dhamë mundësi çunave të rinj. Shtubina ishte gati për ta ndihmuar ekipin dhe për ta nxjerrë nga situata. Xhixha dhe Berisha kanë bërë mirë në fazën përgatitore. Më vjen mirë që bëra këtë zgjedhje.



