Cungu: Laçi i fortë, Selmani na mohoi fitoren
Armando Cungu priste një fitore të skuadrës së Kukësit ndaj Laçit, por sipas tij, forma e jashtëzakonshme e portierit Selmani nuk lejoi që verilindorët të festonin.
Çfarë i mungon skuadrës?
Nuk do të thosha që është një nisje të keqe. Na u mohua fitorja dhe kjo falë portierit të Laçit. Na mungoi fati të finalizonim.
Sa ju shqetëson diferenca me Partizanin?
Duhet t’i kishim ndjekur me një fitore, por kampionati është i gjatë. Në Superiore është e vështirë të fitosh.
Vlërësimi për Rrocën dhe Shkurtajn?
Të dy kanë shumë potencial dhe s’duhet t’i paragjykojmë. Koha nuk pret, por ky është futbolli. Nuk jemi shtypshkronjë t’i kemi lojtarët të gatshëm, duhet të presim.
Mendoni se është shtuar presioni pas merkatos së dimrit?
Nuk pret koha, kërkohen pikët, por për 60 minuta luajtëm shumë mirë. Dhe miqësoret i kemi bërë mirë. Ndryshova sistem, por nuk arritëm të shënonim. Ishte shumë e vështirë të çahej kundërshtari. Ishte në ditën e tij më perfekte Selmani.
Mungoi goli apo ishte Laçi shumë i fortë?
Kjo e dyta është. Ne krijuam çdo gjë por nuk arritëm dot të shënonim. Ajo që kapi në trekëndësh ndaj Shkurtajt ishte një mrekulli. E them me bindje ishte shumë e vështirë të mundje Laçin sot. Na e bëri të pamundur fitoren.
Ndoshta është një problem që duhet zgjidhur në sulm?
Terreni nuk ishte shumë i mirë dhe na ndali ritmin. Nuk na lejoi të luanim shpejt. Kjo na penalizoi. Gjërat bëhen më rregullat dhe ligjet që bëhet futbolli. Duhet të kemi kohë, nuk ka presion tek djemtë. Futbolli është i ndërtuar mbi presion, më i afti do t’ia dalë. Jemi i vetmi ekip në Shqipëri që luajmë jashtë fushë.



