Heroi i Laçit, Selmani: Barazim i drejtë, skuadrat e huaja duan më shumë…
Ishte pa dyshim më i mirë në fushë. Pritja ndaj një gjuajtjeje të Shkurtajt ishte vërtet për mrekulli. Ne lidhjen pas ndeshjes me “Gol pas Goli”, portieri i Laçit, Gentian Selmani, u shpreh:
“Ishte diçka pozitive. Kishim shanset tona për të fituar. Barazimi mendoj ishte rezultati i drejtë.”
Çfarë prisni nga afrimet?
Afrimet nuk kanë ardhur akoma në Shqipëri. Kanë probleme dokumentacioni. Shpresoj të vijnë në javën e ardhshme dhe të na ndihmojnë.
Pse për portierët, edhe kur janë shumë cilësorë nuk ka shumë oferta nga jashtë?
Ekipet e huaja më shumë shpenzojnë për sulmues. Është pak vështirë për portierët. Do të vazhdoj të stërvitem dhe të jap maksimumin. Shpresoj të vijnë ditë dhe më të mira.
Cili është synimi për të ardhmen?
Do të vazhdoj të bëj paraqitje të mira. Është detyra ime. Është në dorë të të tjerëve e ardhmja. Në qoftë se do ketë diçka interesante, shpresoj të arrihet.



