“Uragani” Dortmund “shtyp” Hannoverin, shkon +9 nga Bayerni
Borussia e Dortmundit e ka nisur me marshin më të lartë vitin 2019. Pas suksesit 0-1 me Leipzigun në transfertë javën e kaluar, verdhezinjtë shkatërruan edhe Hannoverin në “Signal Iduna Park” me rezultatin e thellë 5-1. Nëse shtohen edhe dy sukseset në testet miqësore të janarit, numri i fitoreve radhazi në këtë vit shkon në 4.
Sa i përket fitores së fundit, skuadra e Lucien Favre e mbylli pjesën e parë në epërsinë e një goli të shënuar nga Hakimi, në fraksionin e dytë, brenda 7 minutave (60’-67’) vendasit shpërthyen me tre gola të tjerë me autorë Reus, Gotze dhe Guerreiro, për të ardhur më pas te goli i nderit për Hannoverin i shënuar nga Bokalorz. Në kohën shtesë Dormundi tundi për herë të pestë rrjetën e kundërshtarëve me Witsel.
Rezultatet
Monchengladbach – Augsburg 2-0
Freiburg – Hoffenheim 2 – 4
Mainz – Nurnberg 2 – 1
Wolfsburg – Bayer Leverkusen 0-3



