Serie A

Lazio-Juve, “gladiatori” Ronaldo ezauron “Olimpicon”

Cristiano Ronaldo bën që turmat ta ndjekin. Magjia e tij është ngjitëse, madje gjithëpërfshirëse. Tifoz ose jo, çdokush do të kishte dëshirë që të pakën një herë në jetë të ndiqte “live” një ndeshje ku luan ai, “fenomeni” 33- vjeçar, apo për shumë, më i miri në botë. Sigurisht që jo vetëm tifozët juventinë, por edhe rivalët. Në këtë mënyrë faktori “Cristiano Ronaldo” është më real se kurrë.

Këtë e vërtetojnë shifrat e tifozëve nëpër stadiume, kërkesat e larta ose të shumëfishuara për bileta. Ditën e diel sulmuesi i bardhezinjve do të zbarkojë në Romë për të debutuar në arenën e “Olimpicos” me fanellën e  bardhezinjve. Këtë herë si një i ftuar i klubit të Lazios.

Biletaritë krijuan radhë të gjata prej disa ditësh dhe tashmë të gjitha vendet janë ezauruar, duke parashikuar 60 mijë spektatorë ne “Olimpico”. Turmë entuziaste për “gladiatorin” Ronaldo.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency