Lajme

Loriana Kuka, medalje të argjendtë në Tel Aviv

Sportistja kosovare, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e argjendtë në turneun “Grand Prix” të xhudos që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja nga Kosova u mposht në finale nga sllovenja Klara Apotekar, në kategorinë deri 78 kilogramë.

Kuka shënoi tri fitore. Në sfidën e parë mundi holandezen Llona Lucassen, në çerekfinale kaloi rusen Aleksandra Babintseva, ndërsa në gjysmëfinale mposhti Natalie Powel nga Britania e Madhe.

Loriana fitoi 490 pikë olimpike për Lojërat Olimpike të Tokios, që do të zhvillohen në vitin 2020.

Vetëm dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency