Kategoria Superiore

Trajnime për rregullat e lojës, Sokol Jareci te Kukësi

Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së, i drejtuar nga Sokol Jareci, ka filluar një cikël trajnimesh në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë në lidhje me Rregullat e Lojës. Ndalesa e rradhës së takimeve ka qenë në klubin e FK Kukësit.

“Duke marrë në konsideratë se pjesa e dytë e këtij edicioni futbollistik do të jetë më e ngarkuar dhe vështirësia vjen në rritje, si për skuadrat që pretendojnë titullin kampion si edhe ekipet që zbresin një kategori më poshtë, filluam këtë seri trajnimesh. Janë ndeshje me vështirësi, ku kërkohet interpretim sa më i saktë nga ana e arbitrave dhe sigurisht me këto rregulla të lojës duhet të njihen futbollistët dhe stafet përkatëse. Mjaft të diskutueshme në futbollin e sotëm janë rastet e prekjeve të topit me dorë, ku futbollistëve u prezantuam kriteret se kur një prekje me dorë duhet të ndëshkohet dhe kur nuk konsiderohet shkelje. Kriteret sesi ndëshkohen faullat e ndryshëm, veçanërisht ato me KK brenda dhe jashtë zonës së penalltisë, ishin një pikë tjetër e seminarit.”– ishin fjalët e Jarecit.

Federata Shqiptare e Futbollit do t’i pasojë trajnimet edhe në klube të tjera.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency