Futboll

Mala: Ju tregoj skuadrën e zemrës, tani do filloj të mësoj italisht

Erdhi pa shumë bujë te Partizani, por me trajnerin Skënder Gega është shndërruar në një lojtar kuç për skuadrën dhe nga java në javë, po nxjerr në pah edhe aftësitë e tij prej goleadori.

Bëhet fjalë për mesfushorin prizrenas Esat Mala, i cili i dha fitoren Partizanit në Korçë, ndërsa mbrëmjen e të dielës ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, për të diskutuar për momentin e mirë që po kalon, por edhe planet për të ardhmen.

Cila është skuadra ku ju ëndërroni të luani?
Për mua skuadra e zemrës është Milani, e kam ëndërruar që fëmijë dhe e ndjek vazhdimisht.

A e meritoni këtë vlerësim ndaj jush?
Njeriu duhet të marrë fjalë të mira për atë punë që bën. Te Partizani na thonë fjalët reale, si të mira, edhe të këqija. Kjo na mban me këmbë në tokë. Shpresoj të rri kështu siç jam.

Cili është pozicioni jot i preferuar në fushë?
Realisht ndihem më mirë në krah, të majtë apo të djathtë, s’ka rëndësi. Aty është pozita ime më e mirë. Edhe pas sulmit, gjithashtu e kam shumë qejf, pasi më jep mundësi të jem më pranë portës.

Si i keni marrëdhëniet me kapitenin e Laçit, Selmanin?
Gentianin edhe unë e njoh që i ri dhe kam respekt për të sepse është me premisa të bëhet një portier i madh. Mendoj se do arrit t’i shënoj kur të luaj kundër tij.

Si ia keni dalë të bindni te Partizani?
Momentet e para kanë qenë shumë të mira, se firmosa për një klub të madh, me emër në të gjithë Ballkanin. Mendoja se nuk do kisha kaq hapësira sa po marr tani. Do isha i lumtur të kisha disa minuta, por mu dha mundësia e parë dhe nuk e lëshova. Me punë dhe disiplinë, vazhdoj të stërvitem për të qenë në formën më të mirë.

Të ka shkuar në mendje të mësosh italisht?
Deri tani nuk më ka shkuar, por ju po ma futni në mendje të filloj ta mësoj.

Po kërkojnë sulmues tjetër në klub, apo kanë besim te ju, Bardhi dhe Asani?
Jemi një treshe që jemi në moshë të re. Na duhet besim në radhë të parë, dhe e kemi pasur. Bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin, nuk ka qejf-mbetje. Harmonia dhe cilësitë fizikë bëjnë që të jemi problem për kundërshtarët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency