Merkato

Besiktasi në krizë, Ricardo Quaresma te kampionët e Portugalisë

Merr fund edhe aventura e dytë e Ricardo Quaresmas te Besiktasi. Klubi turk është në pozita shumë të vështira financiare dhe po përpiqet të lehtësojë bilancin, duke mbyllur aventurën me lojtarët e mirëpaguar siç ishte Pepe dhe tani Quaresma. Sulmuesi portugez ka gjetur akordin për ndërprerjen me konsensus të kontratës dhe pas 7 vjetësh në total me klubin turk do të riveshë fanellën e klubit që ai dashuron, Porto. Në ta kaluarën 35-vjeçari ka luajtur me emra të mëdhenj të futbollit europian si Barcelona, Inter apo Chelsea, ndërsa me përfaqësuesen e Portugalisë është aktivizuar në total në 80 ndeshje, duke shënuar 10 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency