Kukësi ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin francez
Mesfushori francez Chafik Tigroudja nuk do të jetë më pjesë e Kukësit, pasi palët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale, ku theksohet mbyllja e bashkëpunimit me Tigroudja.
Mesfushori 27-vjeçar iu bashkua Kukësit këtë verë dhe gjatë gjysmës së parë të kampionatit luajti 11 takime mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, por duket se nuk ka bindur Cungun për të vijuar aventurën me verilindorët.
Ja komunikata e plotë e Kukësit:
Zyrtare!
Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Chafik Tigroudja.
Mesfushori 27-vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë .
Mëngjërashi, i cili u bashkua me skuadrën tonë gjatë merkatos së verës, regjistroi 11 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.
Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë!



