Rrumbullaku: S’na interesojnë dëmtimet e Flamurtarit, duam fitoren
Në konferencën e sotme për përpara ndeshjes ndaj Flamurtarit, përveç zëvendëstrajnerit Rraman Hallaçi, përpara gazetarëve foli edhe mbrojtësi i Kukësit, Simo Rumbullaku. Ai foli për sfidën ndaj vlonjatëve, ndryshimit të skemës në 3-4-3 si dhe për gjendjen e tij fizike.
“Për shkak të një dëmtimi kam qenë jashtë fushave të futbollit, për një periudhë të gjatë kohore. Kam punuar shumë në aspektin individual për t’u rikthyer, sidomos gjatë zhvillimit të minifazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Pas rikuperimit tim, jam gati të ndihmoj skuadrën time për të arritur objektivat e vendosura.”
Sa i takon formacionit, është trajneri ai që vendos për 11-shen. Ajo që më takon mua është të vazhdoj të stërvitem me seriozitet dhe të jap maksimumin.
Rrumbullaku nuk i beson shumë krizës së Flamurtarit.
“Ne jemi skuadër me futbollistë profesionistë. Pavarësisht situatës në të cilën gjendet skuadra e Flamurtarit, nuk na intereson gjendja e kundërshtarit. Objektivi ynë, ashtu sikur në çdo ndeshje, është fitorja.”



