Devolli: Çdo ndeshje si finale, ndaj Skënderbeut nuk kënaqemi me barazim(Video)
Një rinisje e kampionatit më marsh të 5-të për Kastriotin që triumfoi në transfertën e Gjirokastrës me shifra të pabesueshme edhe për vetë krutanët, gjithsesi ajo fitore i përket së shkuarës dhe e tashmja është Skënderbeu. Trajneri Bledar Devolli po provon të injektojë një mendësi tek futbollistët e tij, çdo ndeshje duhet të konisderohet si finale dhe kundër kampionëve nuk është “mollë e ndaluar” edhe marrja e maksimumit të pikëve.
Euforia është armiku më i betuar sidomos i skuadrave të ashtuquajtura të vogla, këtij aspekti i frikësohet edhe tekniku i Kastriotit.
Krutanët kanë ndryshuar fytyrë që nga mbërritja e Devollit, formulën magjike që ka përdorur e zbulon vetë tekniku 41-vjeçar.



