Lajme

Ibraimi realizon supergol, Shkëndija barazon ndaj austriakëve St.Polten

Tjetër figurë e mirë e Shkëndijës së Tetovës në minifazën përgatitore të dimrit që po e zhvillon në Belek të Turqisë. Pas sukseseve ndaj Grasshoppers dhe rusëve të Orenburg, kuqezinjtë tetovarë barazuan me rezultatin 2-2 përballë St Polten skuadrës që mban vendin e 3-të në renditjen e Bundesligës austriake. Goli i parë i Agim Ibraimit me fanellën e Shkëndijës i dha avantazhin skaudrës së Qatip Osmanit. Realizimi spektakolar ish mesfushorit të Cagliarit në minutën e 3-të u pasua dy minuta më vonë nga goli i Valmir Nafiut që i dha avantazhin e dyfishtë Shkëndijës, por St Polten reagoi shpejtë dhe pasi realizoi fillimisht me Ljubicic, barazoi shumë shpejt shifrat me golin e shqiptarit nga Maqedonia Eldis Bajrami. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më por Shkëndija mori një tjetër rezultat pozitiv ndaj një rivali të fortë duke treguar se është gati për t’u përballuar denjësisht edhe me skuadrat me emër në arenën europiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency