Kategoria Superiore

Idrizaj: Falënderoj Gegën për besimin, duam titullin kampion

Vetëm pak ditë më parë ishte pjesë e Kamzës, ndërsa nesër do të kthehet aty si kundërshtar dhe me misionin për të marrë maksimumin. Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Hektor Idrizaj, i cili la Kamzën që luftonte për mbijetesë, për t’iu bashkuar Partizanit kryesues, që synon titullin kampion.

Keni qenë dëshirë e trajnerit Gega dhe tashmë jeni te Partizani…
Është vlerësim i madh për mua, për interesin që kanë pasur trajneri dhe klubi. Grupi ka harmoni të madhe dhe shumicën e tyre i njoh, ndaj këto ditë që jam stërvitur, jam ndjerë mirë dhe jam munduar të përshtatem.

U duk sikur nuk po ndodhte transferimi…
Dëshira ka qenë e madhe që të vija, për vetë pozitat ku ndodhet klubi. Marrëveshja ka qenë mes klubeve dhe nuk kam qenë në dijeni se çfarë po ndodhte në negociata.

Më e vështirë të punosh për titullin apo për mbijetesë?
Kam luajtur edhe më parë dhe të dyja kanë specifikat e tyre. Çdo futbollist do që të luajë për të dalë në kampion, por të dy situatat kanë presion të ndryshëm, s’kanë krahasim.

Konkurrenca është e madhe në rolin tuaj…
Kur vjen në një klub si Partizani duhet të luftosh për vendin tënd në formacion. Unë jam gati të punoj dhe të jem në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të skuadrës.

Çfarë ndjen kur je kundër ish-shokëve të tu?
Kur ta provoj do t’u them, sepse nuk e kam provuar akoma

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency