Ymeraj: Mbijetesa e arritshme, ndaj Partizanit për fitore!
Ersil Ymeraj u zgjodh nga Supersport si lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidën mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Autori i golit të parë në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli theksoi se trajneri i ri Bledar Devolli ka ndryshuar shumë gjëra te skuadra krutane dhe tashmë ai dhe shokët e tij të ekipit besojnë gjithnjë e më shumë te mbijetesa.
Çfarë ka ndryshuar që skuadra merr dy fitore rradhazi?
Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë dhe për shkak dhe të profesor Devollit që na motivon dhe na jep energji kemi arritur këto fitore.
A besoni te mbijetesa?
Unë kam besuar për mbijetesën dhe tani më shumë, pasi çdo stërvitje shkon në maksimum. Janë rezultate që të japin shumë besim, në arritëm që të fitojmë dhe ndeshjen e rradhës do të hyjmë me Partizanin që të marrim tre pikëshim, pavarësisht se është kampion.



