Higuan bën me “krahë” Chelsea-n, Tottenham parakalon City-n!
Chelsea hedh pas shpatullave atë humbje të thellë që pësoi në mesjavë ndaj Bournemouth me rezultatin e thellë 4-0 dhe e bën këtë me një fitore të bujshme. Blutë e Londrës mposhtën 5-0 në Stamford Bridge, skuadrën e vendit të fundit Huddersfield Toën duke ruajtur për momentin vendin e 4-t në kampionat. Kjo fitore merr edhe më shumë vlerë për faktin se arriti të gjente dy golat e tij të parë me fanellën e Chelsea-it, sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain. El Pipita zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të, ndërsa më pas skena ishte e gjitha për Hazard që realizoi me penallti në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që trefishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Higuain realizoi një supergol në minutën e 60-të për ta çuar rezultatin në 4-0, ndërkohë që David Luiz fiksoi rezultatin përfundimtar në 5-0. Nuk fal as Tottenham që me një gol të koreano-jugorit Son, 7 minuta para fundit të kohës së rregullt mposhti 1-0 Neëcastle United dhe u ngjit përkohësisht në vendin e 2-të të renditjes së Premier League me një pikë më shumë se Manchester City. Në golin e Son një pjesë të madhe të fajit e kishte portieri i Newcastle Dubravka. Në sfidat e tjera iu largua fundit falë suksesit 2-0 ndaj Crystal Palace. Vijon momenti i mirë për Wolves që falë suksesit 1-3 në fushën e Everton blindoi vendin e 7-të. Ndërkohë që përfunduan në barazim respektivisht 0-0 dhe 1-1 sfidat Brighton-Watford dhe Burnley-Southampton.



