Kategoria Superiore

Pa para, por me karakter; Flamurtari nuk ka ndërmend të dorëzohet

Futbolli është sa i çuditshëm, aq edhe befasues e misterioz. Flamurtari duhet të ishte një makineri pikësh për kundërshtarët, sidomos për skuadrat që pretendojnë titullin.

Bushiç i larguar, Alves i papaguar preferon të qëndrojë në të ngrohtin e Brazilit, Siljanovski gjithashtu i tha lamtumirë ekipit dhe mbi të gjitha, mos korrektësi në shlyerjen e pagave.

Të gjitha ndodhitë e sipërpërmendura kishin krijuar përshtypjen se me rinisjen e kampionatit kuqezinjtë do të shfaqeshin të pa motivuar, deri diku me të drejtë, por Flamurtari i përgënjeshtroi ndjesitë e të gjithëve.

Me 10 vetë arriti që kundër Teutës ta mbyllte me një barazim që kishte vlerën e një fitoreje, ndërsa kundër Kukësit e nisi me hapin e gabuar, por më pas gjeti brenda vetes forcën për të reaguar, shënoi me Pollozhanin dhe kur po mblidhte “copëzat e thyera”, u godit sërish nga Rroca.

Do të ishte e kuptueshme edhe nëse vlonjatët nuk do të kishin më energji për t’u kundërpërgjigjur, por karakteri doli edhe një herë mbi problemet ekonomike dhe mbi gjithçka.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të dytë me ritëm, sulme të njëpasnjëshme, ku nuk mungoi edhe një gol i anuluar, duke e detyruar Kukësin të tërhiqej, por pa mundur të shënojë golin që do e kish barazuar ndeshjen.

Pas vërshëllimës së trefishtë, rezultati ishte në favor të verilindorëve, megjithatë është nga ato raste kur skuadra e humbur mund të largohet me krenari dhe me bindjen se më në fund ka gjetur rrugën për të ecur përpara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency