Prishtina fiton minimalisht miqësoren me Shaktarin U-21
Prishtina sot ka mbyllur ndeshjet testuese në Belek të Turqisë para kthimit në Kosovë. Kryeqytetasit ndeshjen e fundit e zhvilluan kundër të rinjve U-21 të Shahktar Donetsk, duke fituar me rezultatin 1-0.
Për skuadrën e Prishtinës nuk u paraqit vetëm Mankenda që kishte një lëndim të vogël, ndërsa ndeshjen e vendosi Mërgim Pefqeli pas aksionit të përkryer dhe asistimit nga Morina në minutën e 14-të.
Prishtina këtë fat kalimtar e ka mbyllur pa asnjë përforcim, duke i besuar organikës që Josa kishte në dispozicion gjatë pjesës së parë të sezonit.



