Kategoria Superiore

Shkurtaj apo Reginaldo? Ethemi “asi nën mëngë” i Kukësit!

Prej më shumë se dy muajsh tek Kukësi prodhon lajm gjëndja e Reginaldos, sidomos pas ardhjes së sulmuesit Vasil Shkurtaj. Madje verilindorët kanë fituar edhe çmimin e parë për merkaton e kryer pasi përpos sulmuesit vlonjat kanë afruar emra të rëndësishëm, si Eduart Rroca, Olsi Teqja dhe ish mesfushorin e kombëtares shqiptare Valdet Rama.

Nëse të gjithë presin mrekullinë nga afrimet e janarit, asi nën mëngë i Armando Cungut është një lojtar i shtëpisë, me një profil shumë modest por që nënkampionëve i ka shërbyer më së miri. Valon Ethemi, 21-vjeç, sulmues krahu. Në fillimin e edicionit të kaluar shumëkush guxoi të kritikonte zgjedhjen e ish trajnerit Mladen Milinkovic, që i dha hapësirë një 20-vjeçari të ardhur nga Kategoria e Parë.

Por në fund të edicionit të shkuar që u mbyll pa serbin në stol, Ethemi regjistroi 33 ndeshje të luajtura, 23 prej të cilave si titullar dhe dy gola të shënuar. Djaloshi nga Tetova ka fituar edhe simpatinë e trajnerit Armando Cungu që i ka besuar formacionin edhe pse duhet të kishte një numër më të lartë golash për pozicionin që luan. Megjithatë dy realizimet e deritanishme këtë edicion kanë patur vlerën e 6 pikëve për Kukësin.

Ndaj Flamurtarit Ethemi realizoi një supergol në minutën e 10-të për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës, që në fund doli me pikët e plota nga transferta vlonjate. Duket se transfertat janë fatsjellëse për numrin 27-të pasi edhe goli i parë sezonal erdhi në një të tillë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, madje ishte goli që i dha fitoren minimale Kukësit pikërisht në fundin e takimit.

Valoni ka arritur të barazojë rekordin e golave të edicionit të shkuar duke i rezistuar edhe konkurencës së fortë që ka patur brenda skuadrës për vendin në formacion. Ardhja e Valdet Ramës e bën më të vështirë pozitën e tetovarit që vijon të mbajë profilin e ulët për të qënë sërish një lojtar i rëndësishëm për skuadrën në arritjen e objektivave.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency