Merkato

Ronaldo thërret James Rodriguezin te Juventusi

Mediat spanjolle kanë zbuluar sot një plan që po zhvillohet për t’u konkretizuar gjatë merkatos së verës, për transferimin e fantazistit James Rodriguez te Juventusi.

Sipas “Marca”-s, është pikërisht portugezi Cristiano Ronaldo, që pasi ka folur edhe me drejtuesit e klubit bardhezi, i ka kërkuar në mënyrë direkte kolumbianit, që t’i bashkohet Juventusit në verë.

Aktualisht James është pjesë e Bayernit të Mynihut, si pjesë e një huazimi 2-vjeçar, por edhe vetë ka shprehur dëshirën për t’u larguar, pasi nuk gëzon raporte të mira me trajnerin kroat Niko Kovaç.

Klubi bavarez mund të vendosë të mos ushtrojë të drejtën e blerjes në muajin qershor, ndaj në këtë rast klubi bardhezi do të trokasë sërish në zyrat e Realit të Madridit, për të negociuar transferimin e James Rodriguez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency