Serie A

Vendos Caicedo, Lazio fiton derbin e kryeqytetit

Vetëm pak ditë pas kualifikimit për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi mposhti Interin me 11-metërsha, Lazio arriti të gjejë edhe fitoren e parë për vitin 2019, në kampionat.

Bardhekaltrit fituan me rezultatin minimal 0-1 në derbin e vogël të kryeqytetit italian përballë Frosinones, falë golit të shënuar në minutën e 37’ nga sulmuesi Caicedo.

Me këtë fitore, skuadra e Simone Inzaghit barazon me pikë Romën në vendin e pestë, në kuotën e 35 pikëve, vetëm një më pak se Milani që mban vendin e katërt dhe të fundit që të çon në zonën Champions.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency