Liverpooli “ngec” sërish, Klopp nervozohet me arbitrin
Liverpooli bëri një tjetër hap fals, pasi sërish nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, në transfertën ndaj West Hamit, në një sfidë mjaft të luftuar nga të dy skuadrat.
“The Reds” kaluan të parët në avantazh, falë një goli mjaft të bukur, të shënuar nga sulmuesi Sadio Mane, por vendasit u përgjigjën shumë shpejt, me golin e Antonios në minutën e 28’.
Në pjesën e dytë Klopp përdori disa karta për të ndryshuar fatin e takimit, por sërish Liverpooli i tij nuk arriti të shfaqet superiore mbi kundërshtarin dhe nuk gjeti dot golin e fitores.
Vlen të theksohet se në fund të takimit, tekniku gjerman i Liverpoolit pati një debat të “nxehtë” me arbitrat e takimit, duke shprehur pakënaqësinë mbi disa vendime të tyre.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Liverpoolin, që sheh tashmë të ketë Manchester City-n vetëm 3 pikë pas vetes, gjë që ia komplikon luftën për t’u rikthyer te titulli pas 28 vitesh.



