Atalanta triumfon ndaj Cagliarit dhe “ndez” garën për Champions
Atalanta triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Cagliarit, falë një goli të shënuar nga mesfushori Hateboer në pjesën e dytë të takimit.
Me Berishën dhe Gjimshitin në fushë si titullarë, bergamaskët u treguan cinikë, duke marrë maksimumin në një transfertë vërtetë të vështirë.
Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në vendin e pestë, me 35 pikë, aq sa ka edhe Roma e Lazio dhe vetëm një pikë më pak se Milani i vendit të katërt, duke bërë edhe më interesante garën për një vend në zonën Champions.



