Merkato

Reali dhe Barça “luftë” për talentin e Benficas!

Talenti i Benfices, Joao Felix po shkëlqen këtë sezon dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha. Bëhet fjalë për dy nga gjigandët më të mëdhenj të futbollit, jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë, Real Madridi dhe Barcelona, që duket se kanë shprehur interes për 19-vjecarin. Joao Felix përkufizohet si një tjetër Cristiano Ronaldo në Portugali, ndaj dhe ekipet që kërkojnë shërbimet e tij janë të shumta. Edhe Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Manchester United janë të gatshme të bëjnë çmendurira në merkato për 19-vjecarin, I cili ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh me klubin nga Lisbona, ndërsa kontrata e tij aktuale përfundon më 2023-in.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency