Gossip

Neymar festoi ditëlindjen: Dua një kavilje të re!

Mbrëmje e veçantë me rastin e 27-vjetorit të Neymar jr. Festa u zhvillua në “Pavillion Gabriel”, që është pranë “Champs-Elysee”, ku të ftuar ishin mbi 500 persona, mes të cilëve edhe DJ Bob Sinclair, këngëtari brazilian Ëesley Safadao dhe kampioni i botës në sërf, Gabriel Medina.

Tema e përzgjedhur ishte “Nata e kuqe”, ku të gjithë të pranishmit duhej të kishin veshur diçka të kuqe. Neymar nuk bënte përjashtim, me brazilianin që përveç xhaketës, edhe patericat i kishte në këtë ngjyrë.

Urimet për sulmuesin nuk munguan nga shokët e tij të skuadrës, ndërkohë që Neymar, i cili është dëmtuar në këmbën e djathtë, shprehu dëshirën e tij.

“Për një sportist nuk është asnjëherë diçka e këndshme të mbajë paterica. Për këtë vit, si dhuratë dua një kavilje te re, që të kthehem të luaj sërish futboll”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency