Futboll

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Emiliano Salës!

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Emiliano Salës. I përkiste pikërisht sulmuesit argjentinas trupi i pajetë i gjetur nën rrënojat e avionit “Piper Malibu” i mbytur në kanalin e La Manshit. 28-vjeçari i cili po udhëtonte nga Nantes në Cardiff për të nisur aventurën e tij në Premier League me skuadrën uellsiane, nuk i mbijetoi dot aksidentit të rëndë ajror duke u ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Drama e Emiliano Salës ka prekur të gjithë botën e futbollit dhe kanë qenë të shumë ata që janë solidarizuar me tragjedinë e sulmuesit argjentinas. Nga Barcelona, te Milani, Interi, klubi i tij më i ri Cardiff City por edhe lojtarë të njohur si Sergio Aguero, Mesut Ozil, Michy Batshuayi kanë shprehur mesazhet e tyre ngushëlluese në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën e fundit Emiliano Salës. Megjithatë mesazhi më i bukur dhe më prekës ka qenë padiskutim ai motrës së futbollistit Romina Sala e cila në Instagram shkruan: “Shpirti jot do të shëndrrisë gjithmonë në shpirtin tim, duke më ndriçuar gjatë kohës që do të ekzistoj. Të dua”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency