Kategoria Superiore

Hoxha thumbon Shametin: Edhe ne morëm Çanin por…

Bashkë me trajnerin Skënder Gega në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Kastriotit përveç trajnerit ishte edhe portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha i cili foli me superlativa për ecurinë e skuadrës ndërsa thumboi në një farë mënyre kapitenin e Kukësit Ylli Shameti.

Ndihesh i sigurt me Belicën dhe Rexhepin?

“Edhe me Atandën dhe Belicën nuk është se nuk jam ndjerë i sigurt. Në qoftë se arrin i flet shumë mbrojtësit, është dhe puna ime aty. Mendoj se e kam bërë mirë deri tani.”

Shiriti i kapitenit…

“Për një gabim që bëra, klubi mori vendimin. E la pezull për disa ndeshje dhe u kthye përsëri te mua.”

I vlerësoni më shumë skuadrat e vogla…

“E keni parë që kemi dhënë maksimumin. Nëse gabojmë më pak, do të jemi shumë më shpejt afër titull. Nuk do ta mendojmë se është Kruja apo Kamza. Po ta shikoni në fund Kamza edhe mund të kishte shënuar. Pavarësisht çfarë flitet për miqësi, ata patën një rast që mund të barazonin. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip. Po ta vësh re, nuk ka ekipe të lehta.”

Çfarë ka më shumë ky Partizan nga ai i mëparshmi?

“E kam thënë edhe herë të tjera. Këtë vit është ënjë frymë dhe harmoni tjetër. Është ambient i mirë, mendoj se ky është çelsi i suksesit. Në vend të parë jemi, 5 pikë larg. Kampionati ka hyrë në fazë të vështirë. Po gabuam pak, po ishim të qetë, pa pasur faktorë të jashtëm, ky është viti i duhur për titullin.”

Valdet Rama te Kukësi?

“Kam kohë që se kam parë në performancë. Edhe ne morëm Çanin, po nuk ishte ku duhet. Mendoj se Teuta dhe Kukësi do të na rivalizojnë.”

Mendoni se kjo është mbrojta më e mirë?

“Se them dot, por besoj është ndër më të mirat. E tregojnë edhe statistikat. 6 vite këtu, nuk është se kemi vuajtur në mbrojtje. 5 vjet kemi qenë mbrojtja më e mirë.”

I druheni euforisë?

“Nuk e kemi treguar, të gjithë janë me këmbë në tokë. Bardhi, Asani, Mala që janë më të rinj nuk kanë eufori. E kuptojnë situatën. “

Niveli i kampionatit?

“Nuk e them që ka ulje, se them dot. Nëse nuk shënojnë sulmuesit është forcuar mbrojtja. S’ka ekipe që u mbyll ndeshjen. Mendoj se është më i fortë”

Dëmtimi?

“Kaloj ajo pjesë. Po stërvitem normalisht dhe mendoj se jam gati dhe shpresoj ta mbyllim si kampion”

Kukësi ka shpenzuar më shumë se ju…

“Kur mundohesh të thumbohesh kundërshtarët kjo tregon se ke frikë. Kemi folur për formën tonë. Se di çfarë ka thënë Shameti, por edhe ai do të marr nga presidenti i vetë. Koha tregoi që ekipi ishte përgatitur për vendet e para. Pastaj mediat thanë që jeni kampion. Nëse vazhdojmë titulli do të vijë.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency