Duka: Krenar dhe i lumtur për triumfin në garën e ekzekutivit të UEFA-s
7 Shkurt 2019, një datë historike për futbollin shqiptar. Presidenti i federatës së futbollit Armand Duka vendosi të oshte pjesë e garës për një vend në komitetin ekzekutiv të UEFA-s dhe pas një beteje të vështirë arrit të siguronte 356 vota nga 55 anëtarë të organizatës që drejton futbollin europian, duke qenë tashmë “de juro” një prej personave vendimmarrës në këtë institucion. Numri 1 i FSHF-së nuk e fsheh kënaqësinë që kreut të një federatë të vogël iu besua një post kaq i rëndësishëm në UEFA.
“Nuk mund ta fsheh që jam shumë i kënaqur me arritjen, pasi hyra në garë si përfaqësues i Shqipërisë dhe arrita të marr mbështetjen e shumë vendeve të Europës. Nuk është aspak e lehtë të bindësh 36 prej vendeve, të të votojnë, nëpërmjet punës që ke bërë në futbollin shqiptar”, tha Duka.
E mira e vendit tënd në radhë të parë dhe menjëherë pas zgjedhjes së presidentit të federatës Duka në komitetin ekzekutiv të UEFA automatikisht fokusi shkon tek projektet e këtij institucioni që mund të përfshijnë Shqipërinë, megjithatë për drejtuesin kryesor të FSHF-së përfaqësuesit e qeverisë europianë të futbollit nuk kanë këtë detyrë primare.
“Nuk është se në UEFA lejojnë anëtarët e ekzekutivit që të marrin pjesën më të madhe të tortës, por ne të gjithë bashkë do të punojmë dhe kontribuojmë për një futboll më të mirë në Europë, duke përfshirë edhe mbështetjen e projekteve interesante”, tha kreu i FSHF-së.
Një tjetër shpresë që ndizet pas votave që shkuan për kreun e federatës është ajo e zhvillimit të një finale të Superkupës Europiane tek “Arena Kombëtare”.
“Me investimet që kemi bërë në infrastrukturë kohët e fundit, ne meritojmë që të organizojmë aktivitete ndërkombëtare. Kështu ne kemi aplikuar qoftë në FIFA apo në UEFA, për ato aktivitete që mund të përballojë infrastruktura shqiptare për të rinj apo të reja ose turne. Por, pse jo dhe për një ndeshje si finalja e Superkupës së Europës apo të Nations League. Do të vazhdojmë të aplikojmë nuk besoj se kjo do të ndikojë më shumë se sa arritjet që ka Shqipëria në ndryshimin e infrastrukturës”, deklaroi Armando Duka.
Ndërkohë presidenti i FSHF-së konfirmoi atë që sportnews zbuloi pak ditë më parë, kundër Moldavisë në qershor do të zhvillohet ndeshja e parë zyrtare në impiantin modern që po mbyll punimet në kryeqytet.



