Premier League

Sarri: City skuadra më e mirë në Europë, por mund t’ia dalim

Nuk kanë munguar komplimentet e ndërsjella nga tekniku i Bluve të Londrës, italiani Sarri, ndaj skuadrës së Guardiolës, të cilën e cilëson si më të mirën në Europë dhe pretendenten kryesore për të triumfuar Champions Leaguen.

Pikërisht dhjetorin e shkuar Chelsea ia doli të mundte me rezultatin 2-0 “Cittizens” në “Stamford Bridge”, por Sarri me modesti e zbeh atë sukses duke u shprehur se ishte thjesht çështje fati.

“Mendoj se ishim me shumë fat duke qenë se në pjesën e parë të atij takimi shënuam në një moment shumë të vështirë të ndeshjes, ndoshta në pjesën e dytë ata e meritonin të fitonin, por fati vendosi për ne. Gjithsesi atë ditë bëmë mirë në mbrojtje sepse nuk i lamë më shume se sa tre apo katër raste dhe kjo nuk është e lehtë kundër një skuadre që në shtëpi numëron 43 gola në 15 takime”, tha Sarri.

Sidoqoftë këtë herë Sarri shpreson që skuadra e tij të japë më të mirën në “Etihad Stadium” ndaj këtyre rivalëve prestigjiozë, pasi tashme objektivat e tyre kanë ndryshuar që nga nga çelja e sezonit.

“Objektivat tanë këtë vit kanë një standard më të ulët nga gara për titull, do të jemi në gjendje të synojmë thjesht renditjen në katërshen më të mirë të klasifikimit. Sigurisht që mund ta mbyllim sezonin me ndonjë trofe, por ai i Premier Leagues këtë edicion është prenotuar nga Liverpool dhe Manchester City. Lufta është e gjitha mes tyre. Personalisht mendoj se Manchester City është skuadra më e mirë në Europë. Këtë të diel nuk do ta kemi të lehtë ndaj na duhet një mbrojtje shumë e konsoliduar dhe performancë e mirë për të rritur edhe vetëvlerësimin”, theksoi trajneri i Chelseat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency