Merkato

Shala ndryshon skuadër, por jo kampionat, nënshkruan me Valerengan

Herolind Shala me skuadër të re. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës nuk e ndërron kampionatin, por vetëm ekipin për sezonin e ri.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e njohur norvegjez, Valerenga, dhe menjëherë i është bashkuar grupit për fazën përgatitore në Spanjë.

Shala sezonin e kaluar u aktivizua te skuadra tjetër norvegjeze Start.

“Valerenga është një klub i madh që ka ambicie. Edhe unë kam ambicie për të fituar trofe dhe dua ta vërtetoj se mund të kontribuoj për këtë qëllim,” – deklaroi Shala pas arritjes së marrëveshjes.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency