Dëmtimi i Rexhepit, Ndaj Laçit Atanda kthehet në qendër
Partizani pa Lum Rexhepin në transfertën e vështirë të së dielës në fushën e Laçit. Të paktën kështu janë parashikimet për afrimin e janarit te të kuqtë, pas dëmtimit që pësoi në takimin e shtëpisë me Kastriotin. Mbrojtësi 26-vjeçar nuk ishte i pranishëm me pjesën tjetër të grupet gjatë stërvitjes së kësaj të marteje pas për shkak të tërheqjes që pësoi ndaj krutanëve.
Partizani, në fakt, qëndroi dy ditë pushim në përfundim të sfidës së fundjavës së kaluar, por kjo kohë e shkurtër nuk mjafton që mbrojtësi ta kalojë shqetësimin fizik. Rexhepit do t’i duhen 10 ditë stërvitje e diferencuar (fazë rikuperuese), për të qenë sërish nën urdhrat e Gegës.
Sa i përket rreshtimit në mbrojtje me Laçin Gega e ka zgjidhjen. Në vend të Rexhepit në qendër të prapavijë do të rikthehet Atanda, i cili në sfidat e fundit është aktivizuar si mesfushor shkatërrues.



