Andreea Tolomeiu, “muza” rumune në “San Siro”
Kur Milani luan në “San Siro”, ajo është gjithmonë aty, madje shpeshherë e veshur me fanellën kuqezi. Po i referohemi modeles rumune, Andreea Tolomeiu. Ajo është rritur dhe formuar në Italisë dhe është dashuruar me ngjyrat e “Djallit”. Nuk humbet asnjë ndeshje shtëpiake të skuadrës së Gattusos dhe tashmë është bërë shumë e njohur edhe në rrethin e tifozëve. Një lëvizje e zgjuar e Andreeas, për t’u fituar famë.













