Futboll

Bakaj shkëlqen edhe në miqësore, realizon ndaj Rubin Kazan!

2019-ta e Elis Bakaj ka nisur me të njëjtin ritëm siç u mbyll viti 2018-të. Edhe pse sezoni i ri në Bjellorusi nuk ka nisur ende për shkak të temperaturave të ulta në këtë vend, Elis Bakaj vazhdon të lerë shenjë me fanellën e Shakhtyor Soligorsk. 31-vjeçari shqiptar realizoi golin e vetëm në miqësoren që skuadra bjelloruse zhvilloi ndaj rusëve të Rubin Kazan në fazën përgatitore të dimrit në Turqi. Në minutën e 33-të, Bakaj bëri një lëvizje shumë të zgjuar brenda zonës dhe me një goditje fluturimthi mposhti portierin e Rubinit, megjithatë vetëm 2 minuta më pas Poloz barazoi me 11-metërsh, ndërsa në të 39-ën Shakhtyor Soligorsk mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Rybak. Në fillimin e pjesës së dytë Tsallagov realizoi dhe golin e dytë për rusët të cilëtë triumfuan 2-1 në këtë sfidë. Gjithsesi në një ndeshje miqësore për Shakthyor Soligorsk rëndësi kishte forma e mirë që shfaqi Elis Bakaj i cili pritet të jetë lideri i skuadrës në këtë sezon të ri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency