Cungu në versionin “Al Pacino”, Frashëri: Të fitojmë ndaj Teutës për të rikthyer qetësinë!
“Nuk ka presion, edhe te tjerët mund të gabojnë, asgje s’ka përfunduar, ne mund te fitojme kunder kujtdo, ju shoh me kokën ulur, buzëqeshni” Një Armando Cungu në versionin “Al Pacino” tek filmi “Any Given Sunday”, e gjithë skuadra që vështron trajnerin, asnjë nuk flet, por nuk ka nevojë, të gjithë e kuptojnë. Kukësi po i afrohet një sfidë që mund të përcaktojë përfundimisht sezonin e bluve. Teuta nuk është kundershtari më komod, por nuk ka rëndësi sepse e vetmja gjë që ka rëndësi tashmë është fitorja. Ky është një koncept i qartë dhe portieri Stivi Frashëri e sheh si një duel që mund të largojë stuhinë e javëve të fundit.
Çfarë nuk ka funksionuar, pse është bllokuar mekanizmi që po lëvizte në mënyrë thuajse të përsosur në dhjetor, gardiani 28-vjeçar e ka një përgjigje të bazuar në argumenta.
Diferenca me Partizanin ështa 8 pikë, tashmë rruga e zgjedhur nga Kukësi, në këtë rast nga Frashëri është tjetër, fjalia “ synohet vetëm titulli” është zëvendësuar më shprehjën “ti marrim ndeshjet një e nga një”.
Në planin personal ka qënë një sezon mjaft pozitiv për portierin korçar, 11 gola të pësuar, më pak është ndëshkuar vetëm Alban Hoxha, megjithatë numri 71 nuk është egoist në marrjen e meritave.



