Champions League

VAR debuton me një vendim në favor të Realit të Madridit

Video Assistant Referee (VAR) bëri debutimin në Ligën e Kampionëve, duke u aplikuar për herë të parë dje në dy sfidat e vlefshme për fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

Megjithatë VAR “foli” për herë të parë mbrëmjen e sotme, në sfidën që po luhet në “Johan Cruijjf” të Amsterdamit, mes Ajaxit vendas dhe kampionëve në fuqi, Realit të Madridit.

Ishte minuta e 40 e pjesës së parë, kur Tagliaffico shënoi me kokë, pasi ia doli të mposhtë portierin belg të Realit, Thibaut Courtois, por festa e holandezëve u ndërpre nga Damir Skomina.

Arbitri slloven u thirr për të riparë aksionin në VAR dhe vërejti se Dusan Tadic i Ajaxit ishte në pozicion jashtë loje dhe ndikoi në aksion pasi i pengoi pamjen portierit Courtois, duke bërë që goli të ishte i pavlefshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency