Futboll

Javë fantastike për Ismajlin, përfshihet në 11-shen më të mirë!

Java që sapo lam pas do të mbahet mend nga Ardjan Ismajli. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon një moment të shkëlqyer në Kroaci pasi përveç se realizoi golin e parë që i hapi rrugën suksesit 2-1 të Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së Zagrebit, Ismajli është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës nga një prej mediave më të mëdha kroate. Ismajli është rreshtuar në qëndër të mbrojtjes në 11-shen më të mirë, teksa nuk është vlerësuar vetëm për golin por për të statistikat impresionuese që ka regjistruar në sfidën ndaj Lokomotivës.

“Përveçse shënoi një gol, ai pati edhe përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta, 85 nga 90 në total. Ai fitoi 9 nga 11 duele, realizoi një driblim, 4 ndërhyrje të suksesshme në 5 ndërhyrje për rikuperimin e topit, 10 krose. Hera e tretë që përfshihet në formacionin më të mirë të javës”, shkruan Telesport.hr.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency