Zbulohet shifra, ja sa u kushtoi shkarkimi i Mourinhos drejtuesve të United!
Rreth 20 milionë sterlina, është kjo shifra e frikshme që Manchester United ka derdhur në arkat e Jose Mourinhos. Shkarkimi i trajnerit portugez pas humbjes 3-1 në muajin dhjetor i ka kushtuar vërtetë shumë klubit nga Old Trafford i cili ka dëmshpërblyer Mourinhon për prishjen e parakohëshme të kontratës e cila skadonte në verën e vitit 2020. 19,6 milionë euro kanë përfituar Special One dhe ndihmësit e tij pas largimit nga Manchester United dhe ishte vetë klubi anglez që e bëri publike diçka të tillë.
Në një buletin të shkurtër financiar, Manchester United bën me dije: “Shpenzimet e jashtëzakonshme për tremujorin e katërt të vitit 2018 ishin 19.6 milionë stërlina, lidhur me kompensimin e ish-trajnerit dhe disa pjesëtarëve të stafit stërvitor për humbjen e punës”.



