La Liga

Vendos Griezmann, Atletico rikthehet te fitorja

Pas dy humbjeve radhazi, Atletico e Madridit është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Rayo Vallecanon në transfertë.

Fati i takimit u vendos nga një gol i yllit francez të, Los Colchoneros, Antoinne Griezmann, i cili shënoi një gol mjaft të bukur rreth 15 minuta nga fundi i ndeshjes.

Me këtë 3-pikësh Atletico e Madridit rikthehet përkohësisht në vendin e dytë, në pritje të ndeshjes së Realit nesër, ndërsa Simeone fillon të mendojë për sfidën e Championsit përballë Juventusit.

Më herët, Levante fitoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Celta Vigos, me këta të fundit që vijojnë të “notojnë në ujërat e ftohta” të renditjes së përgjithshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency