Merkato

Ozil jashtë planeve të Arsenalit, synohet talenti i Leverkusenit

Mesut Ozil nuk do të jetë më në planet e Arsenalit për sezonin tjetër. Fantazisti gjerman është kthyer  në çështje te “Topçinjtë”, teksa drejtuesit nuk e llogaritin më si pjesë e skuadrës ndaj dhe po kërkojnë pasuesin e tij.

Emisarët e klubit kanë shënjestruar talentin Kai Havertz, i cili po shkëlqen këtë sezon me Bayer Leverkusenin. Havertz, vetëm 19 vjeç, ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë vit dhe vlera e tij po rritet çdo ditë. Fantazisti gjerman kushton të paktën 40 milionë euro, por në verë vlera e tij mund edhe të dyfishohet për shkak të konkurrencës së madhe për shërbimet e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency