Formula 1

Nisin testet parasezonale, Vettel “zjarr” në Montmelo

Nëse thonë që dielli duket që në mëngjes, atëherë tifozët e Ferrarit mund të fillojnë të ëndërrojnë rikthimin te titulli.

Kjo pasi nga Montmelo, në Barcelonë, ku po zhvillohet edhe testet parasezonale, vijnë sinjale mjaft të mira nga Ferrari i Sebastian Vettel.

Piloti gjerman regjistroi një kohë 1’ 18’’ 16, duke qenë më i shpejti në këto ditë të para të testeve zyrtare parasezonale, duke ngrohur atmosferën në shtëpinë e Ferrarit.

Vettel rivalizon prej kohësh me britanikun Lewis Hamilton, por sezoni i kaluar ishte i dyti radhazi që pa gjermanin të dorëzohej para rivalit të tij, duke u kënaqur me vendin e dytë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency