3 barazime rresht, Dortmundi nuk fiton as me vendin e fundit, tjetër asist për Bayernin!
Krizë rezultatesh për Borussian e Dortmundit që nuk arriti të triumfonte dot as në transfertën e Nuremberg ndaj skuadrës që pozicionohet në vendin e fundit të Bundesligës. Përfundoi 0-0 me Dortmundin që regjistroi barazimin e tretë radhazi, duke konfirmuar se po kalon një moment jo dhe duke i dhënë një tjetër asist Bayern Munich në garën për titull me kampionët në fuqi që tashmë janë vetëm 3 pikë larg të distancuar nga skuadra e Lucien Favre. Përballë Nurnberg, verdhezinjtë krijuan jo pak raste por nuk arritën të shënonin me mungesën e Reus që po ndihet jo pak në skuadër. Për tu përmendur fakti që në pjesën e parë ndeshja u ndërpre në disa raste pasi tifozët në shenjë proteste ndaj ligës gjermane të futbollit për spostimin e disa ndeshjeve gjatë ditës së hënë hodhën në fushë topa tenisi.



