Kategoria Superiore

Cungu i “paqartë”, nuk di më çfarë skeme të përdorë!

Çfarë mund ti bësh një “software” të ri për të cilin ke investuar shumë dhe që më në fund është konfiguruar, mund të instalosh programe për ta perfeksionuar, deri këtu gjithçka në rregull, problemi është kur këto programe injektojnë viruse dhe në fund të paraqitet në ekran tabela “error”, nuk është historia e një inxhenieri teknologjik, por ajo cfarë i ka ndodhur Kukësit në periudhën e fundit. Më 25 nëntor kundër Kamzës blutë të cilët vinin nga dy barazime të njëpasnjëshme kundër Tiranës  e Teutës i dhanë udhë një serie të mrekulueshme rezultatsh pozitive. 4 fitore rradhazi, një barazim në kryeqytet ndaj Partizanit, 6 gola të shënuar 0 të pësuar për ta mbyllur 2018-ën me 12 pikë të rikuperuara ndaj Skënderbeut, ndërsa diferenca me Partizanin kryesues ishte reduktuar në vetëm 3 pikë.

Atëherë çfarë ndodhi që në 4 ndeshjet e para të kampionatit në 2019-ën, kjo skuadër u rrëzua aq rëndë saqë tashmë diferenca me demat është thuasje trefishuar.Vasil Shkurtaj, Eduart Rroca, Teqja e Rama janë të gjithë lojtarët të cilët e kanë treguar në karreirën e tyre qe zotërojnë kualitet, por pikërisht afrimi i elementëve të ri ka prekur atë konfigurim dhe atë skemë 3-4-3 që Cungut iu desh jo pak kohë ta ndërtonte madje duke rrezikuar edhe me disa ekspermiente. E provoi kundër Tiranës modulin 4-4-2 me Reginaldon e Shkurtajn në sulm, nuk funksionoi, tentoi ndaj Teutës 4-2-3-1 për ti dhënë frymarrje Rrocës, rezultati e ndëshkoi lëvizjen taktike. Tashmë trajneri duhet përfundimisht të zgjedhë mes dëshirës për t’i thjeshtësuar përshtajen prurjeve të merkatos dimërore, apo rikthimit tek moduli 3-4-3 dhe tek ata lojtarë të cilët e intepretuan në përsosmëri në muajt nëntor-dhjetor. Ky vendim shumë i vështirë mund të përcaktojë të ardhmen e skuadrës dhe pse jo edhe të trajnerit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency