Europa League

Sevilla tregon “dhëmbët” në Europa League, eliminohet Lazio!

Sevilla fiton edhe ndeshjen e kthimit ndaj Lazios dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League. Skuadra e trajnerit Machin tregoi të gjithë forcën e saj edhe në sfidën e dytë ndaj bardhekaltërve të zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan. Një fitore 2-0 ajo e Sevillas që avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 3-0. Ben Yedder në pjesën e parë dhe Sarabia në të dytën ishin autorët e golave për skuadrën andaluziane që tashmë do të presë e qetë shortin e kësaj të premteje. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi fillimisht Franco Vasquez për vendasit dhe më pas malazezi Marusic për italianët u ndëshkuan me karton të kuq. Lazio i jep lamtumirën para kohe Europa League ndërkohë që Sevilla konfirmohet si nga një skuadrat favorite për ti shkuar deri në fund kompeticionit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency