Champions League

Capello sulmon Bonuccin: Kështu jemi mësuar në Itali, na përkëdhelin dhe…

Fabio Capello reagoi ashpër ndaj mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, që bëri një veprim të turpshëm simulues në momentin e shënimit të golit të parë të Atleticos. Ai u shtri në tokë me shpresën që gjyqtari do të akordonte goditje të lirë në favor të tij, kur në realitet nuk ekzistonte ndërhyrje e gabuar.

Në Itali jemi mësuar mirë, sapo të të përkëdhelin, shtrihu në tokë se është faull. Bonucci sapo u prek, u hodh menjëherë dhe në fund këto janë rezultatet. Është e qartë që nuk kishte ndërhyrje të gabuar,”- deklaroi Capello, të cilit nuk i pëlqeu aspak sjellja e mbrojtësit italian.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency