Futboll

Femra/ Vllaznia vijon dominimin, fiton Kupën e Shqipërisë!

Vllaznia nuk ka rivale në futbollin shqiptar të femrave. Vajzat shkodrane fituan për herë të 6-të në historinë e tyre Kupën e Shqipërisë, një kompeticion që e fitojnë për herë të 5-të në 6 vitet e fundit. Në finalen e zhvilluar në Elbasan Arena, vajzat kuqeblu mposhtën lehtësisht me rezultatin 3-0 Apoloninë që rezistoi vetëm në pjesën e parë duke pësuar vetëm një gol përballë një superfuqie si Vllaznia. Shifrat i zhbllokoi Bajraktari në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Vllaznia realizoi edhe dy herë të tjera fillimisht me golashënuesen më të mirë të vitit 2018, Megi Doçi që kthehu në gol një 11-metërsh dhe më pas me Ejdena Mustafajn që vulosi fitoren e skuadrës shkodrane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency