Kategoria Superiore

Luajnë dy kryesueset, sfida të vështira për Partizanin dhe Teutën!

Skënderbeu-Tirana ishte vetëm “antipasta” e javës së 23-të të Kategorisë Superiore pasi gjithçka do të bëhet më interesante sot me dy takimet e dy skuadrave pretendente për titull, Partizanit dhe Teutës. Në orën 14:00 “djemtë e detit” do të sfidojnë në Gjirokastër, Luftëtarin që po kalon një moment të mirë që nga mbrritja e trajnerit Ahmataj në stol. Bluzinjtë do të kërkojnë të përfitojnë nga faktori fushë ashtu siç bënë në fazën e parë, për t’i vendosur një tjetër stërkëmbësh Teutës dhe për t’u larguar sa më shumë nga zona e ftohtë. Në krahun tjetër skuadra e Shkëmbit kërkon vazhdimësinë për të vazhduar rrugën drejt objektivit Europë dhe pse jo për të ushtruar presion ndaj Partizanit dhe për të shpresuar te ndonjë hap fals i të kuqëve. Në kryeqytet, Partizani pret Flamurtarin e 1001 halleve, por që në fushën e blertë vlonjatët po tregojnë dinjitet madje duke marrë rezultate pasi në dy ndeshjet e fundit kanë grumbulluar 4 pikë. 2 largimet e fundit ato të Albi Allës dhe argjentinasit Torassa kanë lënë një gropë të madhe te Flamurtari por me shumë vështirësi trajneri Ilir Daja pritet ta sajojë një 11-she kompetitive edhe sot për të vendosur në vështirësi Partizanin . Skuadra e Gegës do të bëjë çmos për tu rikthyer te fitorja dhe për të ruajtur ose thelluar avantazhin ndaj ndjekësve dhe për Partizanin kjo ndaj Flamurtarit në Selman Stërmasi është një sfidë që duhet fituar me çdo kusht.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency