La Liga

Sot 16:15 Sevilla-Barça, titulli kampion kalon nga Andaluzia për blaugranat!

Titulli kampion për Barcelonën kalon nga Ramon Sanchez Pizjuan. Sevilla-Barça është supersfida e javës në La Liga, një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të mëdha. Andaluzianët luftojnë për vendin e 4-t, ndërkohë që blaugranat me një fitore sot do të kalonin një nga pengesat më të vështira në këtë fazë dhe do të vendosnin njërën dorë te titulli. Sevilla është një skuadër që gjithmonë e ka vendosur në vështirësi Barçën dhe të njëjtën gjë pritet të bëjë dhe sot. Të dyja ekipet vinë nga përballjet europiane. Sevilla mposhti 2-0 në Europa League, Lazion të mërkurën ndërkohë që Barça barazoi pa gola në transfertën franceze ndaj Lyon të martën. Në kampionat, skuadra e trajnerit Machin nuk po kalon një moment shumë pozitiv pasi ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë që Barcelona me një fitore sot do ta çonte përkohësisht në +10 avantazhin ndaj Atletico Madrid dhe në +12 ndaj Realit të Madridit. Në Ramon Sanchez Pizjuan mes La Ligas, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës, Barça ka triumfuar tre herë dhe statistikat i japin shpresë edhe sot edhe pse misioni do të jetë shumë i vështirë. Sevilla-Barcelona do të startojë në orën 16:15 dhe të gjithë të apsionuarit e futbollit spanjoll do të kenë mundësi ta ndjekin live në ekranin e Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency