Serie A

E shtuna e futbollit në Supersport, Frosinone-Roma dhe PSG-Nimes premtojnë spektakël!

E shtuna e futbollit në Supersport është e pasur me ndeshje që nuk duhen humbur për asnjë arsye. Në Itali vëmendja më e madhe do të jetë te takimi i mbrëmjes ai mes Frosinones dhe Romës, një derbi i vogël për vetë faktin se Frosinone është një skuadër me vendnodhje në krahinën e Lazios. Barazimi në këtë sfidë nuk kënaq asnjërën prej dy skuadrave pasi Roma lufton për zonën Champions ndërsa Frosinone për të mbijetuar në Serie A. Më herët në orën 18:00 Torino do të presë Atalantën në një duel të drejtpërdrejtë ku mund të kuptohet se cila prej këtyre dy skuadrave e ka kapacitetin për të synuar zonën europiane, edhe pse Atalanta pavarsisht humbjes ndaj Milanit shpreson ende te një vend në Champions. Në Gjermani është dita e Bayern Munich që në rast fitoreje ndaj Herthas së Berlinit do të barazojë Dortmundin në të njëjtën kuotë pikësh në pritje të sfidës që verdhezinjtë do të zhvillojnë të dielën ndaj Bayer Leverkusen. Në Supersport nuk do të mungojë as Ligue 1 që vjen me takimin, PSG-Nimes, ndërsa në Premier League, Tottenham do të kërkojë të afrohet më shumë me kreun me një fitore në transfertë ndaj Burnley-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency