Iku nga Skënderbeu prej klimës, por transferohet në një vend më të ftohtë!
Benejam Demte ishte një nga lojtarët titullarë të mesfushës së Skënderbeut në gjysmën e parë të këtij sezoni. Megjithatë në mënyrë të papritur talenti etiopian u largua nga korçarët në merkaton e dimrit duke prishur me konsensus kontratën. Moti i ftohtë në qytetin e Korçës i krijoi shumë probleme 20-vjeçarit i cili zgjodhi të largohej nga kampionët e Shqipërisë. Demte tashmë ka gjetur një skuadër të re dhe çuditërisht ka zgjedhur një vend me klimë akoma më të ftohtë se Shqipëria për të vijuar karrierën. Etiopiani është transferuar në Suedi te skuadra e Syrianska që militon në ligën e dytë. 20-vjeçari ka firmosur për 2 vite me klubin suedez dhe tashmë do të ketë një mundësi të shkëlqyer për tu ekspozuar që në të ardhmen të transferohet në një kampionat akoma më cilësor.



