Kategoria Superiore

Buzëqesh Laçi, Galic pranë rikthimit në fushë!

Ivan Galic u konsiderua si një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës te Laçi, por një dëmtim në ndeshjen ndaj Naftëtarit në Kupën e Shqipërisë bëri që sulmuesi anësor të mungonte për një kohë të gjatë, pasi u detyrua ti nënështrohej operacionit. 24-vjeçari i cili në Shqipëri spikati para dy vitesh me fanellën e Flamurtarit ndërsa sezonin zhvilloi paraqitje të shkëlqyera në elitën e futbollit kroat me fanellën e Cibalias duke realziuar 7 gola në 33 ndeshje, prej kohësh po vijën fazën e rikuperimit. Te Laçi po e presin me padurim pasi duke marrë në konsideratë edhe dëmtimin e talentit Elvi Berisha, Ivan Galic mund të kthehet në një lojtar thelbësor për kurbinasit në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Në mesin e muajit mars bëhen gjashtë muaj që Galic është jashtë fushave të blerta. Me shumë mundësi muajin e ardhshëm anësori edhe do të mund të luajë në kampionat me kurbinasit. Kroati ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Rikthehem së shpejti”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency